Prej nesër do të ketë rritje të temperaturave me 7 deri 8 gradë Celsius

Prej nesër do të ketë rritje të temperaturave me 7 deri 8 gradë Celsius

Prej nesër pritet një mot më i qëndrueshëm dhe për shkak edhe rritje të temperaturave me të paktën 7 deri 8 gradë Celsius. Meteorologët po ashtu paralajmërojnë se moti i qëndrueshëm do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Nesër temperaturat do të arrijnë deri në 31 gradë Celsius, të enjten temperaturat do të varjojnë nga 26 deri 33 gradë Celsius, ndërsa të premten prej 25 deri në 33 gradë, të shtunën nga 26 deri 35 gradë dhe të dielën prej 28 deri 36 gradë Celsius.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 16, 2019 22:58

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.