Presidencialet, ASH-ja dhe BESA bëjnë thirrje për NATO e BE

Presidencialet, ASH-ja dhe BESA bëjnë thirrje për NATO e BE

Në ditën e fundit të fushatës së kandidatëve për president, partitë politike shqiptare u kanë bërë thirrje mbështetësve për dalje masive në votime të 5 majit. Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa nuk i orientuan votuesit e tyre në asnjërin nga kandidatët e mbetur, por vetëm thanë se duhet të dilet në votim dhe të votohet për NATO dhe Bashkim Evropian.

Ju të nderuar qytetarë jeni sovrani dhe partneri ynë në ndërtimin e një jetë me me dinjitet prandaj ju bëjmë apel që të shprehni sovranitetin tuaj ditën e diel. Bashkërisht zhbllokuan në vitin 2017 integrimin e vendit ne NATO dhe BE, duke mposhtur një regjim, bashkërisht i thamë PO, NATO dhe BE-së në Referendum edhe me ndryshimet kushtetuese. Të përbashkuar do të qëndrojmë në po te njëjtën rrugë edhe në të ardhmen, jo të nënshtruar por të barabartë dhe me dinjitet”- theksuan nga Aleanca për Shqiptarët

Lëvizja BESA si një nga aktorët kryesor politik opozitar, apelon që gjithë votuesit e Lëvizjes BESA, respektivisht qytetarët shqiptarë, të dalin më 5 Maj dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke respektuar bindjet e tyre individuale. E rëndësishme për Lëvizjen BESA është që Maqedonia e Veriut të zgjedhë një President dhe mos të krijohet krizë e re institucionale gjë do ngadalësojë proceset integruese të shtetit drejt NATO dhe BE”- u shprehën Besa

Edhe kandidati i pavarur Blerim Reka, i cili nuk arriti të kalojë në rrethin e dytë, bëri apel që gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, pa targetuar kandidat, por duke theksuar mbështetjen e proceseve euro-atlantike.

Partitë shqiptare në Qeveri, u bënë thirrje votuesve që të dalin dhe të votojnë kandidatin Stevo Pendarovskin.

Të ndërruar vëllezër e motra, më 5 maj votohet për NATO, votohet për Bashkimin Evropian, jepen porosi të rëndësishme sepse ky vend tani më është pjekur dhe është i përgatitur për të hapur negociatat edhe për anëtarësim në BE, në të kundërtën qohet porosi dhe u jepet armë e argument të gjithë atyre në BE që janë kundër negociatave për RMV në qershor për tu anëtarësuar në BE dhe NATO. Më pesë maj, votohet kandidati koncensual Stevo Pendarovski”- potencoi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së

Shtabi qendror dhe shtabet lokale të Alternativës dje e kanë përmbyllur fushatën dhe sot i drejtohen opinionit publik me këtë konferencë për shtyp. Jemi sot këtu që të ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve sidomos votuesve tanë që të dielën familjarisht të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për opsionin që garanton integrim në NATO dhe BE dhe që është kundër kthimit prapa në agjendën perëndimore” – u shpreh Orhan Murtezani, Alternativa

Kandidatin e pushtetit Stevo Pendarovskin e mbështesin 31 parti politike ndërsa kandidatja e VMRO DPMNE-së Gordana Siljanovska mbështetet nga koalicioni i partive “Për Maqedoni të përbashkët”

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 3, 2019 19:30
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.