Prim.d-r. Menduh Jegeni përkrah fuqishëm d-r Hekuran Dukën

Prim.d-r. Menduh Jegeni përkrah fuqishëm d-r Hekuran Dukën

Fushata parazgjedhore për të parin e Dibrës, pas 20 ditë intemsive, sot merr fund dhe më datë 21 prill populli do të vendos se kush do e udhëheqë Dibrën.

Mes shumë mbështetësve anë e mbanë ciset ku ka shqiptarë dhe nga të gjitha trevat ku jetojnë dibranë, sot në një takim me qytetarët e Dibrës, d-r. Menduh Jegeni shprehu fuqishëm mbështetje për d-r. Hekuran Dukën. Këtë, në një status në fb.e kishte shpallur shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së në Dibër, z.Artin Spahiu, i cili kishte nxjerrë fotografi me d-r.Menduh Jegenin dhe ministrin e Ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshin, ku shkruante: “Bashkë…me vizion të ri për Dibrën !

Të gjithë bashkë, me ministrin Kreshnik Bekteshi dhe prim.d-r. Menduh Jegeni, në përkrahje të D-r. HEKURAN DUKËS!”

D-r. Menduh Jegegeni njihet si një ndër dibranët më me reputacion dhe me një vlerësim të lartë nga dibranët.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 19, 2019 21:03
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.