Princi i Britanisë së Madhe sot pasdite ka arritur në Shkup, do t’i promovojë lidhjet e forta mes dy vendeve

Princi i Britanisë së Madhe sot pasdite ka arritur në Shkup, do t’i promovojë lidhjet e forta mes dy vendeve

Princi i Britanisë së Madhe, Eduard arriti sot pasdite në aeroportin e Shkupit dhe u prit nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, transmeton Portalb.mk.

“Vizitë unikate e cila flet për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve”, shkroi në Twitter Shekerinska.

Djali më i vogël i Elizabetës së Dytë, i mbështetur nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nesër do të merr pjesë në Filarmoninë nacionale të ngjarjes që duhet t’i tregojë lidhjet mes Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut në arsim, mjedisin jetësor dhe art.

Në ngjarje do të paraqiten të rinj, të cilët me mbështetjen e Britanisë punojnë në vendime të përmbajtshme për planifikim urban dhe bioversitet, do të ketë një paraqitje në temën e modës së qëndrueshme dhe princi do të ketë mundësinë të dëgjojë për nismat edukative të mbështetura nga Këshilli Britanik.

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 15, 2019 21:26

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.