Procesi i pajtimit dhe amnistia, pr/ligji pothuajse gati, paqartësitë ende mbeten

Procesi i pajtimit dhe amnistia, pr/ligji pothuajse gati, paqartësitë ende mbeten

Propozim ligji për amnisti duket se nuk do të jetë gati të dorëzohet deri të premten, siç u paralajmërua.

Dëshmitë e dy ditëve të fundit të disa të akuzuarve për dhunën e 27 prillit në kuvend i dhanë dimension të ri të gjithë ngjarjes, madje rezultuan edhe me paraburgimin e ish numrit dy të DSK-së, Vladimir Atanasovskit. Nuk është e sigurt nëse nesër do të mblidhet trupi i pajtimit, e as nëse deputetët e VMRO-së, që tashmë veprojnë si të pavarur, do të arrijnë të dorëzojnë draft versionin për Ligjin për amnisti. Këta deputetë janë optimistë megjithatë se pajtimi do të arrihet, por ende është e paqartë se kush do të amnistohet dhe si.
Edhe sot kanë vazhduar konsultimet me ekspertë juridikë, për të gjetur mundësitë e dallimit ligjor mes organizatorëve, porositësve, si dhe atyre që nuk kanë qenë të dhunshëm në kuvend. Shumica parlamentare tashmë shumë herë ka bërë të qartë se ligji nuk duhet të kalojë vijën e kuqe për sundimin e ligjit dhe sistemin e së drejtës, sidomos për parandalimin e dhunës për arritjen e qëllimeve të caktuara.
Por, pushteti është i kujdesshëm të ripërsërisë se në asnjë mënyrë e me asnjë ligj nuk do të përzihet në punët e gjyqësorit. Amnistia për personat e akuzuar për dhunën e 27 prillit fillimisht u përmend nga kreu i VRO-DPMNE-së, Mickovski, por VMRO dështoi të kalojë në kuvend propozim ligjin për amnistinë e plotë.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 6, 2018 19:49

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE