Profesoresha e programit Fullbright, Miranda Spivac, mbajti një ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik të UT-së

Profesoresha e programit Fullbright, Miranda Spivac, mbajti një ligjëratë  për studentët e Fakultetit Juridik të UT-së

Rëndësia e lirisë së shtypit ishte tema e ligjëratës së mbajtur nga profesoresha e programit Fulbright, Miranda Spivac, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ligjëratën e sotme ajo foli për rëndësinë e lirisë së shtypit si një e drejtë universale e garantuar me ligj. Sipas saj, që një shtet të funksionojë në mënyrë demokratike e ka të patjetërsueshme ta garantojë lirinë e fjalës. Ajo po ashtu foli për përvojën si dhe sfidat e saj si gazetare për gati 40 vjet në gazetën e njohur amerikane Washington Post. Ndërsa dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu, e falënderoi profesoreshën Spivac, duke thënë se ligjëratat e tilla janë me interes për studentët, sepse ata njihen me përvoja të reja. Miranda Spivac është profesoreshë e katedrës së Gazetarisë në Universitetin DePauw të SHBA-ve dhe në kuadër të programit Fulbright këtë semestër do të ligjërojë në Universitetin e Tetovës, në katedrën e Gazetarisë. Flaka

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Mars 13, 2019 15:34
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.