Programi vjetor të Ministrisë së Kulturës, tërhiqen disa projekte

Programi vjetor të Ministrisë së Kulturës, tërhiqen disa projekte

Dhjetë projekte të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës për vitin 2018 me vlerë të tërësishme prej tetë milionë e 500.000 denarë janë tërhequr pas revizionit të Komisionit të Ministrisë, ka informuar sot ministri i Kulturës Robert Alagjozovski gjatë vizitës në burgun e Shutkës.

Për momentin komisionet i shqyrtojnë dhe vendosin sipas raportit të negociatave. Mënyra në të cilën do të mund të përgjigjemi në negociata do të varet nga mjetet që do t’i kemi  në dispozicion”, sqaroi Alagjozofski në pyetjen e gazetarëve për projektet e Programit vjetor për të cilat kishte reagime në opinion dhe për të cilat ishte kërkuar revizion.

Lidhur me paralajmërimin e kryetarit të komunës së Qendrës, Sasha Bogdanoviq për largimin e katër përmendoreve, ministri tha se kjo është punë e komunës dhe se punohet për përmendoret e projektit “Shkupi 2014”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 16, 2018 11:36

Publicitet


Moti sot
23°
23°
Tue
20°
Wed
19°
Thu
22°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE