Projektligji për Dhomën e Posaçme të Supremes s`privon palët

Projektligji për Dhomën e Posaçme të Supremes s`privon palët

Ministria e Drejtësisë sqaron opinionin publik se janë të pabazuara shkrimet e ditëve të fundit se Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme privon palët nga shkallshmëria e ankesës dhe shpreh besimin se në seancën e nesërme Kuvendi i Kosovës do ta miratojë këtë projektligj.​

Në një komunikatë për media thuhet se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme vepron si gjykatë dyshkallëshe dhe se vendimet e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme, si pjesë e Gjykatës Supreme, nuk mund të jenë objekt i asnjë shkalle të mëtejshme të ankimimit, përveç se objekt i trajtimit nga Gjykata Kushtetuese, e cila garantohet nga paragrafi 15 i nenit 9 të Projektligjit në fjalë.

MD përkujton se sipas Ligjit për Gjykatat, Dhoma e Posaçme është pjesë e  Supremes si dhe duke marrë për bazë specifikat dhe procedurat e veçanta që zhvillohen në këtë institucion gjyqësor, mungesa e mjeteve të jashtëzakonshme juridike nuk përbën shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë.

Ky qëndrim, sipas kësaj ministrie, është vërtetuar edhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, gjatë trajtimit të mëhershëm të pretendimeve të ngjashme.

“Nga ana tjetër, projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme jo vetëm se mundëson kalimin e kompetencave të plota tek gjyqtarët vendorë por njëkohësisht ofron alternativa konkrete që rrisin efikasitetin e punës së Gjykatës dhe shtojnë nivelin e llogaridhënies së gjyqtarëve për punën e tyre”, thuhet në sqarim.

Për më tepër, Ministria e Drejtësisë njofton se përmes ndryshimeve strukturore dhe organizative janë ndërmarrë masa për zbatimin e parimeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për një gjykim brenda një intervali të arsyeshëm kohor.

“Këto ndryshime kanë si synim bazë rritjen e efikasitetit në zgjidhjen e kontesteve dhe reduktimin ndjeshëm të numrit të lëndëve të grumbulluara, që rezulton me zhbllokimin e fondeve të privatizimit dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit. Ministria e Drejtësisë është e bindur se gjatë seancës së nesërme deputetët do të vënë interesin e vendit mbi të gjitha dhe do ta miratojnë këtë Projektligj”, përfundon sqarimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 19:43
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
12°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...