Prokuroria për Krim të Organizuar, Ruskoska: Po rrjedhin procedura parahetimore

Prokuroria për Krim të Organizuar, Ruskoska: Po rrjedhin procedura parahetimore

Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupcion ka nisur procedura parahetimore për disa funsionarë të lartë të cilët dyshohen për krim ekonomik dhe korrupcion, por për shkak të hetimeve prokurorja Villma Ruskoska nuk deshi t’i zbulojë emrat.

Ndërkohë prokurori publik Lubomir Joveski tha se bëhet fjalë vetëm për procedurë parahetimore dhe se me kohë do ta njoftojnë opinionin.

“Në rrjedhë e sipër janë procedura hetimore dhe parahetimore për disa funcionerë të caktuar por kaq mund të them tani për tani. Bëhet fjalë për krim ekonomik dhe korrupcion”, u shpreh prokurorja Villma Ruskoska.

Lufta kundër Krimit të Organizuar Transnacional, Joveski: Nuk luftohet vetëm krimi i organizuar

“Nëse ka hetim ne do të njoftojmë opinionin, por bëhet fjalë për procedurë para hetimore, të cilat janë sekrete dhe në momentin që do të sigurohen dëshmitë dhe faktet e duhura do të plotësohet kushti për të hapur procedurë hetimi, për të cilën do të ju njoftojmë”, theksoi prokurori publik Lubomir Joveski.

Për të luftur krimin e organizuar dhe korrupcionin Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut dhe ajo Italiane nënshkruan një memorandum bashkpunimi në kuadër të konferencës “Bashkëpunimi dhe ndihma juridike në luftën kundër krimit të organizuar transnacional”.

Pjesmarrësit nënvizuan rëndësinë e bashkpunimit për ta luftuar këtë dukuri.

Lufta kundër Krimit të Organizuar Transnacional, De Raho: Nevojitet akcion i përbashkët

“Që të kemi luftë efikase kundër krimit të organizuar është i nevojshëm aksion i përbashkët. Krimi i organizuar më shumë se çdo tjetër organizim paraqet rrezik të madh për demokracinë dhe lirinë e çdo vendi sepse pamundëson iniciativat ekonomike, sepse ai penetron në ekonomi, dhe atje ku arrin rezultat nëse ka suskes penetron edhe në politikë”, u shpreh prokurori nacional në Itali, Federiko Kafiero De Raho.

“Asnjë shtet vetëm nuk mund të luftojë në mënyrë efikase krimin e organizuar pasiqë ai nuk njeh kufij. Veprimet e njëanshme të shteteve nuk janë të mjaftueshme për luftë efikase kundër krimit të organiziuar. Për të eliminuar dukuritë e tilla është i nevojshëm veprim i përbashkët dhe i koordinuar”, theksoi prokurori publik Lubomir Joveski.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska tha se digasteri që drejton ajo i kushton vëmendje të lartë krijimit të korrnizës ligjore për ta luftuar krimin e organizuar teksa ministri I brendshëm Oliver Spasovski tha se institucionet përgjegjëse po japin kontributin e tyre real në luftën ndërkombëtare dhe ndërinstitucionale kundër të gjitha llojeve të krimit transnacional.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit të BE-së IPA-2017 “Zhdukja e krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor”, me mbështetjen e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 20:05
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.