Promovohet internet platforma kundër korrupsionit në Maqedoni

Promovohet internet platforma kundër korrupsionit në Maqedoni

Me shënimin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë sot do ta promovojë internet platformën “prijavikorupcija.mk” para studentëve të Universitetit “Shën Kirili Dhe Metodi” në Shkup.

Prezantimi do të jetë joformal, në vendet e vendosura në të gjitha fakultetet në kampin e Universitetit “Shën Kirili Dhe Metodi”, ku studentët dhe profesorët do të kenë mundësi që në mënyrë direkt të informohet dhe ta testojnë platformën.

Korrupsioni dhe konflikti i interesave janë fenomene ku në të gjitha analizat relevante ceket se ende në të shumtën e rasteve mbetet e pa dënuar, ndërsa perceptimi i qytetarëve është se lufta kundër korrupsionit nuk jep rezultate të kënaqshme.

Përmes internet platformës për raportimin e korrupsionit, krahas evidentimit dhe mbikëqyrjes të rasteve, Komiteti do të mundësojë edhe ndihmë juridike falas për viktimat e veprimeve të korrupsionit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 6, 2018 14:30

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE