Promovohet projekti 234 mijë euro për Muzeun e Alfabetit Shqip

Promovohet projekti 234 mijë euro për Muzeun e Alfabetit Shqip

Në Manastir u mbajt promovimi i projektit për rikonstruimin e njërit prej muzeve me vlerë të madhe historike, Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe,  ku u vendosën themelet e alfabetit të gjuhës së sotme shqipe, për të cilin janë paraparë 234.000 euro.

Rikonstruimi i Muzeut është paraparë në kuadër të projektit me emrin “Muzetë që lidhin kulturat dhe lidhin popujt” me të cilin siç tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, presim të jetë në të mirë të qyteteve të zonës ndërkufitare edhe të krijojë kushte për më shumë harmoni në shoqëri.

Projekti në fjalë realizohet në kuadër të Programit për bashkëpunimit ndërkufitar “Greqi- Maqedoni 2014-2020” ndërsa zbatohet në suaza të Marrëveshjes për Partneritet, me vlerë prej 780.682 euro. Fazliu shprehu kënaqësinë e tij për fillimin e realizimit të këtij projekti duke shtuar se fushëveprimi në lëmin e kulturës është i gjerë, i gjithanshëm dhe nuk njeh kufij.

“Ky projekt kontribuon për ngritjen kulturore mes dy vendeve fqinje ku gërshetohet e kaluara historike, e tashmja dhe e ardhshmja. Muzetë në këtë projekt jenë partnerë të fuqishëm, ndërsa qëllimi është – ruajtja e tyre, krijimi i praktikave të reja të qëndrueshme për bashkëveprim, dhe në vend të kontrasteve historike të kultivojmë ardhmërinë e përbashkët dhe respektin e ndërsjellë”, theksoi Fazliu.

Muzeu i Alfabetit është vlerë e lartë, dhe gjendet, siç thuhet, në qytetin e konsujve – Manastir. Muzeu i Kongresit me vite bart misionin e fuqishëm: datën e lavdishme të gjuhës së shkruar shqipe, dialogun midis kulturave të ndryshme në vend dhe rajon, respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis kombeve të ndryshme dhe ruajtjen e dallimeve kulturore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 15, 2019 20:31

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA