Promovohet trilogjia, “Gjergjat në drita përkrenaresh” e autorit Dehari

Promovohet trilogjia, “Gjergjat në drita përkrenaresh” e autorit Dehari

Në organizim të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” dhe Shtëpisë botuese “Idriz Seferi”, para artdashësve kumanovarë, sot u bë promovimi i veprave të autorit, Avni Dehari, trilogjia “Gjergjat në drita përkrenaresh”.

“Me një dashuri të madhe për këtë figurë madhore e kombëtare, Avni Dehari me vite u përpoq t’i mbledh të gjitha ato kallëzime popullore të të madhit tonë, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, duke i sintetizuar ato në një ngjarje të vetme prej lindjes e deri në vdekje”,- u shpreh mes tjerash shkrimtari, Nehas Sopaj.

“Pas botimit të librit të parë, përgatita librin e dytë, i cili përfshinte jetën dhe bëmat e Skënderbeut në Turqi, me titull “Udhëkryqi”. Pas librit të dytë duhej të përfundohej edhe pjesa tjetër me librin “Flakadanët e Lirisë”, unë vërtetë e kam shkruar këtë vepër, por përzemërsisht i falënderoj miqtë, shokët, si në mërgim po edhe në vendlindje, që më ndihmuan në publikimin e kësaj vepre”,- tha shkrimtari, Avni Dehari.

Vlen të përmendet se promovimi i këtyre veprave letrare të autorit, Avni Dehari, u promovuan edhe në qytete tjera ku jetojnë shqiptarët, si në Kosovë e Maqedoni, po ashtu edhe në Zvicër. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 30, 2018 19:09

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE