Pronarët e veturave më të kënaqur me AUDI se sa me veturat e tjera

Pronarët e veturave më të kënaqur me AUDI se sa me veturat e tjera

Sipas hulumtimeve të JD Power, prodhuesi gjerman i veturave për të dytin vit me radhë ka shënuar rezultate të shkëlqyera në atë se sa janë të kënaqur konsumatorët e saj.

Audi ka fituar simpatinë më të madhe nga të gjitha markat tjera për shërbimet ndaj klientit.

Studimi i tyre bazohet në përvojat e pronarëve të markës Audi, të cilët janë klientët më të kënaqur sa i përket mirëmbajtjes dhe riparimit të veturave.

JD Power është një kompani amerikane që merret me hulumtimin në atë se sa janë të kënaqur konsumatorët si dhe kualitetin e produkteve për industrinë e veturave.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 15, 2019 22:56

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.