Propozim-buxhetin për vitin 2020, nis shqyrtimi i amendamenteve

Propozim-buxhetin për vitin 2020, nis shqyrtimi i amendamenteve

Deputetët në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvend kanë nisur shqyrtimin e amendamenteve lidhur me projekt-buxhetin për vitin 2020.

VMRO-DPMNE kërkoi me amendament krijimin e një fondi intervenues për ta ndihmuar zhvillimin e bujqësisë në vend. Por, ministrja e financave, Nina Angelovska, tha se me buxhetin e vitit 2020 janë planifikuar mjete për zhvillimin e këtij sektori.

“Bëhet fjalë për 5 milion euro për diçka që duhet t’u jepen qytetarëve, le të mos jemi ne apo ju, por një garanci për bujqit edhe pse 5 milion euro nuk do t’i zgjidhin të gjitha problemet. Pra, do të duhen më shumë një analizë më e madhe, çfarë po implimentohet dhe a është me kohë jepen mjetet. T’u ndihmohet bujqve të kenë qasje më lehtë te programet e huaja dhe të vendit. Të shkohet në terren dhe të bisedohet për problemet e tyre.”,- deklaroi Trajço Dimkov nga VMRO-DPMNE.

“Me buxhetin e vitit 2020 për sektorin e bujqësisë janë parashikuar disa masa dhe politika që janë dedikuar për avancimin e bujqësisë nëpërmjet përpunimit të hapësirave pjellore, krijimin e një bujqësie moderne dhe prodhim konkurrues dhe nga ana tjetër mbështetja e përgjithshme financiare për 2020 arrin në rreth 7.3 miliard denarë. Këto janë mjete të parashikuara për zhvillimin e këtij sektori.”,- theksoi ministrja e Pushtetit Lokal, Nina Angelovska.

Paraprakisht kaloi kërkesa e kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, për ndarjen e 10 milion denarëve të planifikuara për pajisje të reja elektronike të nevojshme për mbajtjen e seancave plenare dhe punëve të parlamentit. Ndryshe, rreth 350 amendamente janë dorëzuar gjithsej, 317 prej tyre vetëm nga VMRO-DPMNE. Ky është vazhdimi i pestë i seancës, i cili duhet të përfundojë deri në fund të javës. Buxheti për vitin e ardhshëm, sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, do të duhet të jetë në seancën plenare më 16 dhjetor.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 2, 2019 19:18

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.