Protesta e studentëve për tarifat, Rama: Nikolla u ka kërkuar universiteteve të rishikojnë VKM-në

Protesta e studentëve për tarifat, Rama: Nikolla u ka kërkuar universiteteve të rishikojnë VKM-në

Kryeministri Rama ka sqaruar me anë të një postimi në Twitter përmes 5 pikave, të gjitha pretendimet e atyre studentëve që bojkotuan auditoret dhe protestuan përpara Ministrisë së Arsimit për tarifën e lëndëve të mbartura dhe tarifën e studimeve. Kreu i qeverisë ka renditur faktet lidhur me protestën prej dy ditësh dhe paralajmërimet e studentëve për të bojkotuar masivisht auditoret nga dita e nesërme. 

Kreu i qeverisë sjell në vëmendje se tarifat e studimeve përcaktohen nga universitetet dhe jo nga Ministria e Arsimit, duke shtuar se që nga viti 2014 nuk është rritur asnjë tarifë. Megjithatë, shton Rama, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka kërkuar nga universitetet që të rishikojnë VKM-në mbi tarifat e studimeve. Sa i takon tarifës së mbetësve, Rama kujton se efekti i saj nis nga viti tjetër.

Postimi i Ramës:

Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4.Efekti i VKM nis vitin tjetër 5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM

Prej dy ditësh studentët e Universitetit Politik, më konkretisht degët e inxhinierisë dhe arkitekturës, të cilët iu bashkuan edhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, protestojnë kundër vendosjes së tarifave për lëndët e mbartura dhe pagesën me këste të tarifës vjetore të studimeve.

Image

Burimi: https://www.botasot.info/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 5, 2018 20:15

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE