Protestat për emrin, 10 nën pranga, sërish u ofenduan shqiptarët

Protestat për emrin, 10 nën pranga, sërish u ofenduan shqiptarët

10 persona përfunduan nën pranga në protestën e Komitëve, kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Policia ka konfirmuar se ata kanë hedhur shufra hekuri dhe koktej molotovi në drejtim të parlamentit. Protesta ngjalli edhe një herë skenaret tashmë të shikuara, kur në çdo ngjarje, të cilësdo natyrë, fajtorë kujdestarë janë shqiptarët. Edhe në protestën para kuvendit u dëgjuan thirrjet e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe parullat e njohura “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë”.
Analisti, Bashkim Selmani, e sheh si problematike faktin që shqiptarët janë çdo herë viktimë dhe kërkon reagim të fortë institucional.
“Nuk mund brenda 20 viteve të përdhoset flamuri dhe gjuha. Nëse është dikush i përdhosur në këtë shtet, ata janë shqiptarët. Duhet bërë presion në MPB që autorët të kapen, sepse ne jemi të irrituar dhe në këtë rast jemi dëm kolateral e jo nxitës, le ta djegin flamurin e Greqisë jo flamurin shqiptar. Ky shtet është bërë në kurriz të shqiptarëve dhe po ashtu në viktimizim të shqiptarëve është bërë themelësia e këtij shteti”,- u shpreh analisti, Bashkim Selmani.
Por, megjithatë eksperti i sigurisë, Nikolla Dujovski, thotë se edhe përkundër këtyre incidenteve, siguria në vend nuk rrezikohet, pasi bëhet fjalë për një grup qytetarësh pa koncept.
“Shihet qartë se bëhet fjalë për grup tifozësh të cilët kanë përdorë fjalë fyese ndaj një etnie tjetër, të cilët as nuk janë pjesë e procesit të emrit, e as që dëshirojnë të imponojnë diçka të tillë. Shqiptarët, në këtë fazë të zgjidhjes, kanë një rol shumë konstruktiv dhe prandaj po them se këto thirrje nuk mund t’i quaj si asgjë tjetër përveç brohoritje nga një grup tifozësh, të cilët pa nevojë përdorin fjalë fyese ndaj një etnie që po luan një rol shumë konstruktiv”,- deklaroi eksperti për çështje të sigurisë, Nikolla Dujovski.
Edhe ministri i brendshëm, Spasovki, u bëri dje thirrje politikanëve që të jenë të vetëdijshëm për këtë moment historik e të veprojnë me përgjegjësi. (Tvm2)
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 14, 2018 19:26

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
17°
21°
Fri
14°
Sat
15°
Sun
14°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE