Pse diskriminohen nxënësit e shkollave private?

Pse diskriminohen nxënësit e shkollave private?

Ligji për Arsimin e mesëm parasheh shkollim të mesëm obligues për të gjithë nxënësit, ndërsa transporti publik është falas vetëm për shkollat publike. Për prindërit kjo është diskriminuese ndaj fëmijëve të tyre sepse të gjithë nxënësit duhet trajtuar njëlloj pa dallim feje, etnie, kushteve sociale dhe të tjera. Ndërsa zëvendësavokatja e Popullit e sheh si të padrejtë këtë ligj dhe do të kërkojë plotësimin ose ndryshimin e këtij ligji

 Nxënësit e shkollave e mesme private janë padrejtësisht të diskriminuar, pavarësisht se në Maqedoni të gjithë njerëzit janë të barabartë me ligj, pa dallim race, kombi, feje…duke përfshirë këtu edhe kategorinë sociale. Diskriminimi është i ndaluar. Për dallim nga shkollat publike, këtyre nxënësve iu mohohet e drejta për të marrë tekste shkollore falas dhe shërbime të tjera si, transport publik falas sepse kategorizohen si “fëmijë të pasurve”, shkruan gazeta KOHA.

Mirëpo për këtë kanë reaguar prindërit të cilët kanë theksuar se ky është diskriminim social ndaj fëmijëve të tyre sepse shkolla e mesme është detyrim ligjor (obligative), ata janë tatimpagues të rregullt, ndërsa ky shërbim kryhet ndaj nxënësve dhe jo ndaj shkollave. Prandaj prindërit dhe Avokati i Popullit do të kërkojnë ndryshim apo plotësim të Ligjit për shkollat e mesme i cili parasheh transport falas vetëm për shkollat publike.

Për këto dhe shqetësime të tjera, për gazetën KOHA u prononcua prindi Ajet Rexhepi, fëmija i të cilit kishte arritur të fitojë bursën, e cila i mundësonte shkollim falas. Rexhepi kishte dorëzuar ankesë me shkrim deri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, NTP-Shkup, Qytetin e Shkupit dhe Avokati i Popullit, ndërkaq të njëjtat institucione i kontaktoi edhe KOHA.

“Ligji për transport falas vetëm për shkollat publike është diskriminues dhe këtu nuk respektohet Kushtetuta sepse në qoftë se arsimi i mesëm është obligues për të gjithë, shteti nuk duhet të bëjë ndarje. Djali im arriti të fitoj shkollim falas, por pa marrë parasysh se mund të jem milioner apo punëtor i thjeshtë, shërbimet duhet të jenë të njëjta për çdo qytetarë pa bërë dallime”, u shpreh Rexhepi.

Prindërit thonë se fëmijët e tyre nuk duhet kategorizuar në atë mënyrë se sa janë të pasur. Si shembull ata morën vajzës e ministrit Dimitrov, e cila arriti të fitojë bursë nga shtetit disa mijëra dollarë për shkollim jashtë vendit sepse ajo u trajtua njësoj me të tjerët.

Ndërkaq institucionet e kontaktuara po thuajse kishin të njëjtat përgjigje sikurse përgjigjet të cilat i kishte pranuar prindi Ajet Rexhepit, në kërkesën e tij.

“Ne mbulojmë 23 shkolla të cilat janë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit. Nuk japim subvencione që përfshijnë shkollat private dhe shtetërore dhe për këtë temë duhet të drejtoheni te MASH”, deklaruan nga qytetet i Shkupit.

Por ndaj Rexhepit ata ishin përgjigjur se të drejt të transportit falas kanë vetëm nxënësit e shkollave publike (ku bëjnë pjesë edhe shkollat shtetërore) me status “nxënës të rregullt”.

Nga MASH u shprehën se kjo është e përcaktuar në bazë ligjore sepse në Gazetën Zyrtare në sipas nenit 3, paragrafi i dytë, shkollim falas parashihet vetëm për shkollat e mesme publike.

Dhe për këtë arsye nga Inspektorati i Arsimit vlerësuan se kërkesa e prindit është e pa bazë.

Kërkesa për transport publik falas për nxënësit e shkollave publike ishte parashtruar edhe deri tek Avokati i Popullit. Për gazetën KOHA, zëvendësavokatja e Popullit, Vaska Bajramovska tha se lënda është ende në procedurë dhe se kanë kërkuar që të gjithë nxënësve t’iu mundësohet transport falas pa dallim se në cilën shkollë mësojnë.

“Duke u nisur nga Konventa për të drejtat e fëmijëve, gjithnjë duhet të kemi parasysh interesin e fëmijëve, në këtë kontekst vendimi i qytetit të Shkupit është trajtim i padrejtë dhe i pabarabartë ndaj nxënësve në shkollat private dhe sipas nesh kjo bëhet nga ana e NTP- Shkup i cili zbaton politikat me qytetin e Shkupit”, tha për KOHA, Bajramovska. Sipas saj, bëhet fjalë për qytetarë të Shkupit të cilët rregullisht paguajnë tatime dhe fëmijët e tyre duhet ti përdorin shërbimet, pa dallim se ku mësojnë sepse arsimi i mesëm është obligues dhe shërbimet duhet ti përfshijnë të gjithë nxënësit. 


Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Tetor 10, 2018 17:50
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
20°
14°
Sat
12°
Sun
7°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE