Pse këngëtarët blejnë klikime? Robert Berisha tregon taktikën që përdoret

Pse këngëtarët blejnë klikime? Robert Berisha tregon taktikën që përdoret

Artistët e mirë shihen te klikimet? Në fakt jo, sepse tashmë në botën e showbizit kanë shpërthyer vazhdimisht akuza për blerje klikimesh në Youtube, për arritje milionash të pavërteta dhe shumë histori për një famë jo reale. Por pse artistët blejnë klikime?Askush nuk ka dalë haptazi ta pranojë e të zgjidhi këtë dilemë, por këngëtari Robert Berisha si një njohës i mirë i industrisë ka treguar një arsye të mundshme: sigurimi i koncerteve. I ftuar në “Prive”, ai është shprehur:

“Të kisha blerë klikime, kisha pasur miliona. Po unë s’kam klikime shumë dhe nuk merrem me to. Nuk e di pse njerëzit e bëjnë, por ndoshta është një farë interesi për të mirë. Se pronarët e diskotekave mendojnë “Uee ky/kjo paska klikime” dhe e kanë marrë në koncert. Po kur e kanë marrë në koncert, as 50 vetë nuk i ka pru. S’e di. Tash po bëjnë sponsorizime, por unë jo dhe s’besoj se do e bëj.”

Prandaj tashmë e tutje suksesin e vërtetë shiheni në entuziazmin e fansave në koncerte. /Blitz.al/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 13, 2019 22:47

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.