Pulë me lulelakër

Pulë me lulelakër

Përbërësit:

4 shpatulla pule
4 filxhanë lulelakër
3 lugë gjelle vaj ulliri
12 thelpinj hudhre

Udhëzimet:

1 Pulën lajeni e thajeni.

2 Në një enë të madhe ngroheni vajin e ullirit e aty piqeni në të gjitha anët pulën e pastruar.

3 Më pas, largojeni pulën nga tava e shtoni aty lulet e lulelakrës dhe thelpinjtë e paqëruar të hudhrës.

4 Zbrazini të gjitha në tepsinë adekuate bashkë me pulën dhe vazhdojeni pjekjen edhe për 25 minuta të tjerë në 200 gradë. Ju bëftë mirë./meshije.com

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 22:44

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.