Pulë me ullinj dhe hudhra, receta e shpejtë për 30 minuta

Pulë me ullinj dhe hudhra, receta e shpejtë për 30 minuta

Mishi i pulës është ndër më të mirët, si për nga shija ashtu edhe për vlerat që ofron.

Gjithësesi, në artikullin e sotëm nuk do të flasim për vlerat e tij, por thjesht për shijen e mirë që ngroh dhe mbush të gjithë shtëpinë.

Nëse ju pëlqejnë gatime me shije, lëng dhe aromë edhe recetën e sotme do ta adhuroni sapo ta provoni.

Pula e skuqur me ullinj dhe hudhra është një gatim tradicional i të gjithë zonës së Mesdheut dhe kombinohet fare mirë me oriz apo gatime të tjera të ndryshme.

Kjo e bën atë të përshatshme për ta gatuar e për ta ngrënë në çdo vakt të plotë.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj recete të mrekullueshme.

Përbërësit

1 pulë mesatare

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 thelpinj hudhër

1 qepë mesatare

2 lugë gjelle uthull molle

gjysme lugë gjelle rigon i grirë

125 ml lëng pule

1 gjethe dafine

150 gr ullinj pa bërthamë

1 tufë majdanoz

kripë

piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete fillimisht të zieni pulën për 10 minuta dhe të ruani lëngun e saj.

Më pas në një tigan në zjarr mesatar, shtoni vajin e ullirit, bashkë me qepën dhe hudhrën e grirë.

Lërini të skuqen për rreth 1 minutë dhe më pas shtoni pjesët e pulës të prera sipas dëshirës tuaj.

Është e rëndësishme që pulën ta ndani në copa më të vogla në mënyrë që të skuqet e gjitha në tigan.

Skuqeni me kujdes, derisa të gjitha anët e saj të kenë marrë ngjyrë të kaftë e më pas shtoni uthullën e mollës.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak verë të bardhë, rigonin, gjethen e dafinës dhe lëngun e mishit që ju teproi nga pula.

Vendosni një kapak mbi tiganin tuaj dhe lëreni pulën të ziejë tek lëngu për 20-30 minuta.

Derisa të shikoni që lëngu është përthithur i gjithi.

Në fund shtoni ullinjtë kokërr ose të coptuar, lërini të ziejë edhe për disa minuta me pulën para se ta hiqni nga zjarri.

Kur të jetë gati spërkateni me kripë, piper të zi, majdanoz të freskët dhe shërbejeni të ngrohtë./agroweb

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 21, 2019 22:41

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.