Puna e PSP-së, në qendër të raportit të DASH

Puna e PSP-së, në qendër të raportit të DASH

Gjykatat vitin e kaluar më pak e kanë penguar PSP-në krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo është theksuar në raportin e Departamentit të Shtetit mbi të drejtat e njeriut në vitin 2018. Dokumenti përmban edhe skandalin me manipulimin e sistemit elektronik për shpërndarjen e rasteve në Gjykatën Penale, derisa me gjykatën drejtonte Vladimir Pançevski. Po ashtu, përmenden pjesë të raportit të veçantë të PSP-së që i referohet gjyqtarëve që kanë punuar nën diktimin politik. Në raportin e Departamentit të Shtetit, Vladimir Pançevski, gjyqtarët Sofija Laliçiq dhe Svetllana Kostovska, të cilët u përmendën në bombat, ish-anëtarja e Këshillit Gjyqësor Aleksandra Zafirovska dhe kreu aktual i Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski, kumbari i ish-zyrtarit të lartë të VMRO-së DPMNE, Trajko Veljanovski.

Shefi i Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski ka ndarë informata kyçe në lidhje me rastet aktive me politikanë dhe zyrtarë” – Raporti i Departamentit të Shtetit

Por në raport gjetën vend edhe ankesat e të pandehurve në rastet e Katica Janevës. Një pjesë e madhe e ish zyrtarëve të lartë në qeverinë e VMRO-DPMNE-së, në sallën e gjyqit ankoheshin se u ishin caktuar gjykime pothuajse çdo ditë.

Autoritetet jo gjithmonë iu kanë ofruar të pandehurve kohë dhe mundësi të përshtatshme për të përgatitur mbrojtjen e tyre. Veçanërisht të pandehurit nga PSP, ankohen se gjykata nuk siguron kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen”  – Raporti i Departamentit të Shtetit

Departamenti i shtetit gjithashtu vë në dukje gjykimin e 27 prillit, si dhe amnistinë e disa prej të pandehurve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 19:34

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...