Qendra për Këshillime dhe Psikoterapi Cortex realizoi një punëtori me studentët e UT-së

Qendra për Këshillime dhe Psikoterapi Cortex realizoi një punëtori me studentët e UT-së

Në Universitetin e Tetovës, sot, Qendra për Këshillime dhe Psikoterapi Cortex, realizoi një punëtori me absolventët e Programit studimor të Psikologjisë së Fakultetit Filozofik. Qëllimi i mbajtjes sëkësaj punëtorie ishte njoftimi i studentëve me ecurinë e njëpunëtorie të Geshtalt Terapi. Përmes kësaj punëtorie, studentët për së afërmi patën mundësi të shihnin punën praktike të psikologut terapeut dhe të njihen me qasjen e Geshtalt Terapisë nëpërgjithësi.

Përfaqësuesja e Qendrës Cortex, Mr. Sema Halili, fillmisht sqaroi se termi “Geshtalt” është fjalë gjermane dhe në gjuhën shqipe përkthehet si: formë, model, tërësi, konfigurim, apo edhe tërësi e unifikuar ku elementet nuk mund të ndahen nga pjesët e saj dhe tërësia nuk mund të mendohet si një shumë e vetme.

Ajo, më tej gjatë prezantimit të ligjëratës kushtuar Geshtalt Terapisë theksoi se themeluesi i kësaj terapie është neuropsikiatri i famshëm gjerman Fritz Perls, i cili këtë terapi e ka konsideruar se është humaniste, holistike, fenomenologjike, egzistenciale dhe e orientuar drejt proceseve terapeutike.

Siç u shpreh Mr. Sema Halili nga Qendra për Këshillime dhe Psikoterapi Cortex, Geshtalt Terapia ka për qëllim të bëjëreintegrimin e pjesëve të personalitetit në një tërësi të re, identifikimin me pjesët e tjetërsuara të vetes, përmes ideve, emocioneve dhe sjelljes, si dhe të kihet prasysh pjekuria, rritja dhe autonomia përmes ngritjes së vetëdijes.

Në këtë punëtori, po ashtu u zhvilluan edhe disa ushtrime nga ana e studentëve bashkë me përfaqësuesit e Qendrës Cortex.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 9, 2019 16:10

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.