Qeveria bën thirrje për konsensus, opozita kundër

Qeveria bën thirrje për konsensus, opozita kundër

Në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese, qeveria bëri thirrje për konsensus mbi ndryshimet kushtetuese kurse opozita refuzon të votojë për ta. Kryeministri Zaev u bëri thirrje të gjithë deputetëve që duan që Maqedonia të ecë përpara dhe të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO, të tregojnë unitet dhe të japin mbështetje. VMRO-DPMNE thotë se shumica nuk ka mandat për të ndryshuar emrin e shtetit, përcjell FLAKA.

Pushteti dhe opozita lexuan ndryshe rezultatet e referendumit. Sipas të parit, vullneti i më shumë se 600 mijë votuesve detyron të zgjidhë problemet që mbizotërojnë përpara integrimit euroatlantik dhe të dytit janë të bindur se të gjithë ata që nuk kanë votuar kanë votuar kundër Marrëveshjes së Prespës.

Partitë shqiptare gjithashtu u bënë thirrje kolegëve të opozitës për të mbledhur guximin dhe të votojnë “për”.

Debati në Komision pritet të mbarojë të premten dhe seanca plenare për votim pas propozimit të qeverisë për ndryshimin e kushtetutës është caktuar për të hënën. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2018 21:27

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
6°
-1°
Wed
-2°
Thu
-2°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE