Qeveria bullgare e aprovoi protokollin e Komisionit të përbashkët ndërqeveritar

Qeveria bullgare e aprovoi protokollin e Komisionit të përbashkët ndërqeveritar

Qeveria bullgare e aprovoi protokollin të seancës së parë të Komisionit për përbashkët ndërqeveritar midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më 10 qershor në Sofje.

Qeveria ka bërë edhe shqyrtim të përmbushjes së Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të nënshkruar midis të dyja vendeve më 1 gusht të vitit 2017. Janë shqyrtuar edhe masat e propozuara për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh në ekonomi, energjetikë, mbrojtje, infrastrukturë rrugore, turizëm, arsim, kulturë,…

Komisioni i përbashkët ndërqeveritar, siç bëri të ditur pres shërbimi i Qeverisë bullgare, e ka thirrur Komisionin për çështje historike dhe arsimore të përbërë nga ekspertë të të dyja vendeve, ta përshpejtojë punën rreth temave të hapura të historisë së përbashkët siç janë Goce Dellçevi dhe Kryengritja e Ilindenit me qëllim që të bëhet progres konform Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, ndërsa në bazë zë fakteve objektive, të themeluara dhe autentike dhe burimeve historike, si dhe interpretimit të konfirmuar shkencor të ngjarjeve historike.

Sofja dhe Shkupi tashmë e kanë pranuar marrëveshjen e Komisionit për çështje historike dhe arsimore për shënimin e e përbashkët të Shën Kirilit dhe Metodit, Shën Klimenti dhe Naumit dhe mbret Samoilit, si dhe parimet e përbashkëta lidhur me përmbajtjen e teksteve shkollore të historisë për klasën e pestë në Bullgari dhe për klasën e gjashtë në Maqedoninë e Veriut.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2019 20:44
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.