Qeveria e publikoi studimin e fizibilitetit për ndihmë mjekësore urgjente me helikopter

Qeveria e publikoi studimin e fizibilitetit për ndihmë mjekësore urgjente me helikopter

Studimi i fizibilitetit për ndihmë mjekësore urgjente me helikopter HEMS & Sar për Republikën e Maqedonisë së Veriut është publikuar sot nga Pres shërbimi qeveritar pasi dje e kërkuan gazetarët, të cilët morën pjesë në brifingun me sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski.

“Në vijim e keni studimin e fizibilitetit për ndihmë mjekësore urgjente me helikopter të cilën e kërkuat në brifingun me sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Dragi Rashkovski”, theksohet në komunikatën e Zyrës së zëdhënësit të Qeverisë ku është i bashkëngjitur studimi i fizibilitetit në format PDF, ku në 120 faqe shpjegohet se si më mirë të realizohet ky projekt.

Rashkoski dje në brifingun me gazetarë ka thënë se projekti për Sistemin e ndihmës urgjente mjekësore (SAR) dhe Shërbimet me helikopter për kërkim dhe shpëtim (HEMS) do t’i kushtojë buxhetit të shtetit zero denarë.

Si qesharake i ka vlerësuar paralajmërimet e opozitës se ajo do t’i kushtojë shtetit 72 milionë denarë.

“Nëse e shikoni qarkullimin buxhetor për këtë material do të shihni se atje shpenzimet mbi Buxhetin janë zero”, ka thënë Rashkovski në brifingun e sotëm me gazetarë.

Siç ka thënë ky sistem duhet të sjell në atë që shpëtimi nga terreni i paarritshëm të jetë në afat më të shkurtë kohor nga e zakonshmja, ose për pesëmbëdhjetë minuta.

Në thirrjen publike, siç tha, tetë kompani kanë paraqitur interes, pesë e kanë marrë dokumentacionin e tenderit, ndërsa vetëm një kompani është paraqitur në tenderin për formim të partneritetit privato-publik për HEMS dhe SAR.

Operatori ekonomik, siç informon Rashkoski është kompania zvicerane “SHC Sëedish helicopter consortium AB”. “Sarhems” siç deklaroi Rashkovski, ka për obligim të investojë nëntë milionë euro në vit në biznesin e vet në vend me ekip mjekësor për shpëtim me helikopterë.

Para kësaj, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev ka dalë me pres konferencë ku mes tjerash ka folur edhe për modelin financiar.

“Nga ajo që dje kemi pasur rastin të dëgjojmë, partneri privat duhet të investojë për periudhën prej 8 vjetësh, 72 milionë euro, duhet të furnizojë dy helikopterë, të ndërtojë 8 heliodrome, plus në të duhet të paguajë çdo muaj nga 10.000 euro në muaj kompensim për shërbimin….”, ka thënë Janushev.

Janushev ka vërejtur edhe siç tha se “një çështje e këtillë serioze ku duhet të përfshihet furnizimi i helikopterëve dhe ofrimi i shërbimeve për ndihmë urgjente mjekësore dhe për kërkim dhe shpëtim, të përgatitet nga absolutisht persona joprofesionistë siç janë inxhinierët e makinerisë”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 19:49

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA