Qeveria e RMV tërheq propozim-ligjin për protesta

Qeveria e RMV tërheq propozim-ligjin për protesta

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tërheq propozim-ndryshimet  e Ligjit për tubime publike, ka hapësirë për negociata dhe përmirësime në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dëgjoi vërejtjet e organizatave qytetare për ndryshimet e paralajmëruara të Ligjit për tubime publike dhe në seancën e sotme të 164 vendosi që të tërheq propozim-ndryshimet me qëllim që të sigurohet një konsultim më i gjerë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria vlerëson se ka hapësirë për negociata dhe për përmirësimin e përmbajtjes me qëllim që të mundësoj shprehjen e lirë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

Sakaq, Propozim ndryshimet e Ligjit për Tubime publike arritën në Kuvend dhe parashikojnë rregulla të reja për të realizuar të drejtën kushtetuese për tubime publike, të cilat nënkuptojnë kufizime të reja në realizimin e kësaj të drejte.

Më konkretisht përmes propozim ndryshimeve parashikohet të rritet numri minimal për mbajtjen e një tubimi publik nga 20 në 50 qytetarë.

Më tej sipas ndryshimeve parashikohet që Tubim publik për të shprehur mendimin e lirë apo protestë mund të organizohet në çdo vend që është adekuat për atë qëllim, përveç:

– Vendeve me rëndësi vitale për qarkullim të lirë (tunele, vendkalime hekurudhore, ura, mbikalime, vendkalime kufitare dhe udhëkryqe)

– Para selive të organeve shtetërore dhe hapësirave rreth tyre

– Para ambasadave

– Para objekte që janë në interes të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

– Kufizohet edhe koha e mbajtjes së tubimeve nga ora 06 e mëngjesit deri në ora 23:00.

Ndërkohë që në Nenin 21 të Kushtetutës thuhet se: Qytetarët kanë të drejtë që të tubohen dhe të shprehin protestë publike pa mos siguruar ndonjë leje përkatëse paraprake. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm në kushte të luftës dhe gjendjes së jashtëzakonshme. Por, me tërheqjen propozim-ndryshimet  e Ligjit për tubime publike, hapet rruga për negociata dhe përmirësime në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. ALSAT

 

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli 12 Nëntor, 2019 11:01

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.