Qeveria e Vietnamit, apel popullit: Mos hani mish qeni!

Qeveria e Vietnamit, apel popullit: Mos hani mish qeni!

Zyrtarët në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi u bënë thirrje banorëve që të ndalojnë konsumin e mishit të qenit, pasi mund të dëmtojë reputacionin e qytetit dhe të çojë në sëmundje si tërbimi.

Komiteti Popullor i Hanoit tha se praktika mund të dëmtojë imazhin e qytetit si një “kryeqytet i civilizuar dhe modern”. Zyra e qytetit shtoi se konsumimi i mishit mund të çojë në përhapjen e sëmundjeve si tërbimi dhe leptospiroza.

Mbi 1 000 dyqane në Hanoi ende shesin mish qeni dhe maceje. Ka rreth 490 000 qen dhe macet në Hanoi, shumica e të cilave janë kafshë shtëpiake.

Një numër në rritje i njerëzve në Vietnam nuk e miratojnë ngrënien e mishit të qenit, por ende mbetet “një zakon i rrënjosur thellë”, sipas Linh Nguyen, gazetar i BBC në Vietnam.

Edhe në mediat sociale shumë njerëz e mirëpritën vendimin, por kishte disa që argumentuan se bëhej fjalë për një zakon që shumë vietnamezë nuk mund të hiqnin dorë lehtë.

Një përdorues në Facebook, Dang Ngoc Quang, argumentoi se ky mish nuk duhet të ndalohet plotësisht, pasi kjo përbën heqjen e lirisë. Në vend të kësaj, ai sugjeroi zbatimin e një takse të rëndë mbi mishin e qenve ose duke e lejuar atë vetëm për t’u shitur në zona të caktuara.

Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2018 22:36
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...