Qeveria më transparente se ministritë

Qeveria më transparente se ministritë

Vetëm Qeveria i arrin 76 për qind të indikatorëve për transparencë, ministritë deri në një mesatare prej 46 për qind, ndërsa institucionet e tjera shtetërore arrijnë të kapin një shkallë transparence prej 24 për qind. Mungesa e transparencës shkaktohet me mungesën e sanksioneve për ato institucione që insistojnë të jenë më pak të hapur për opinionin.

Publikimi i informacioneve në faqet elektronike, deklasifikimi i dokumenteve, publikimi i marrëveshjeve të nënshkruara me investitorë, i shpenzimeve të funksionarëve dhe institucioneve…, janë disa prej treguesve pozitivë që e rendisin Maqedoninë si një prej vendeve me ekzekutiv më transparent në rajon, shkruan gazeta KOHA. Rezultatet janë marrë pas realizimit të pak kohëve më parë të një hulumtimi me disa vende të rajonit nga fondacioni Metamorfozis me qëllim për të vlerësuar se ku qëndrojnë vendet fqinjë sa i takon llogaridhënies dhe transparencës së demokracive ballkanike.

Në këtë hulumtim vihet në dukej se ekzekutivi e ka përmirësuar transparencën e saj në formë drastike duke u renditur e dyta në këtë listë, ndërsa në vend të parë është vetë Qeveria, e cila është meritore për rangimin në përgjithësi të Maqedonisë, falë arritjes së përqindjes prej 49 për qind të indikatorëve.

Fillimisht është vlerësuar angazhimi i qeverisë për të publikuar në sajtin e saj të gjitha seancat, procesverbalet dhe njoftimet e rregullta nga seancat e zhvilluara, deklasifikimi i një sërë dokumentesh dhe publikimi i marrëveshjeve të arritura. Sipas kërkesave të vetë Qeverisë edhe ministritë filluan të funksionojnë në këtë formë, bazuar tek Strategjia për reforma në administratë. Vetëm Qeveria i arrin 76 për qind të indikatorëve për transparencë, ministritë deri në një mesatare prej 46 për qind, ndërsa institucionet e tjera shtetërore arrijnë të kapin një shkallë transparence prej 24 për qind.

Mungesa e transparencës shkaktohet me mungesën e sanksioneve për ato institucione që insistojnë të jenë më pak të hapur për opinionin.

“Praktika ka treguar se nuk ka institucion që është ‘ndëshkuar’ pasi që nuk ka qenë mjaftueshëm transparent. Janë krijuar dallime të mëdha në transparencën e Qeverisë, ministritë dhe organet e tjera. Në Maqedoni hulumtimi ka treguar se indeksi i transparencës bie dukshëm pas Qeverisë e deri tek institucionet e tjera shtetërore. Prandaj edhe koncepti i transparencës duhet të zgjidhet në mënyrë sistematike”, rekomandohet në hulumtim.

Niveli i transparencës së ministrive në Maqedoni është i ngjashëm me ato të tjerat në rajon. Mesatarja e përmbushjes së kritereve në Maqedoni është 46 për qind, ndërsa e rajonit 42 për qind. Megjithatë të ndara veçmas ministritë kanë shkallë të ndryshme transparente. Më e hapura me informacione është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale 964 për qind), Ministria e Financave (63 për qind), ndërsa më keq është Ministria e Drejtësisë (32 për qind).

Mangësia më e madhe e ministrive sa i takon arritjes së indikatorëve është publikimi i të dhënave për parandalimin e konfliktit të interesave. Në faqet e tyre nuk publikohen listat e funksionarëve, madje as nuk vendosin link me Komisionin për parandalimin e korrupsionit. Sa i takon organeve të tjera të pushtetit ekzekutiv vlerësimi për transparencën e tyre është jashtëzakonisht i ulët, me indikatorë që përmbushen vetëm 24 për qind. Në përgjithësi, Qeveria e Maqedonisë e përmbush indeksin e transparencës me 69 për qind, indeksin e aksesit me 77 për qind, indeksin e efektivitetit me 99 për qind dhe indeksin e integritetit me 78 për qind. Sa i takon kësaj të fundit, vendi me plotësimin më të lartë të indeksit të integritetit në rajon është Mali i Zi me 89 për qind.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 9, 2018 20:49

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
5°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE