Qeveria pret të respektohen afatet për ligjet reformuese, që nuk morën nënshkrim nga Ivanovi

Qeveria pret të respektohen afatet për ligjet reformuese, që nuk morën nënshkrim nga Ivanovi

Qeveria pret që ligjet reformuese të cilat kaluan në Parlament, ndërsa janë të rëndësishme për eurointegrimin e vendit, të respektohen afet e dhëna edhe krahas kësaj që presidenti Gjiorge Ivanov nuk i ka nënshkruar dekretet për shpalljen e tyre, deklaroi në konferencë për shtyp zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

“Presim se do t’i arrijmë afatet që janë dhënë me qëllim që të marrim datë për negociata, sepse bëhet fjalë pako kyçe të ligjeve reformuese dhe gjithashtu presim se presidenti Ivanov do ta respektojë Kushtetutën dhe do të punojë me progres të plotë të vendit tonë drejt integrimeve euroatlantike”, tha Boshnjakovski.

Boshnjakovski shtoi se të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të obliguar ta respektojnë Kushtetutën e shtetit duke e përfshirë edhe presidentin Ivanov.

“Nuk do të lejojmë që qytetarët e Republikës së Maqedonisë të jenë peng të politikë jokushtetuese të presidentit Ivanov”, theksoi Boshnjakovski nl brrifungun e sotëm të rregullt me gazetarët.

Presidenti Ivanov nuk i ka nënshkruar 11 ligjet mes të cilave edhe tre ligje reformuese të miratuara me shumicë prej dy të tretave, gjashtë ligje janë miratuar më 28 shkurt dhe pesë më 4 mars dhe 6 mars të vitit 2019. Sipas sqarimit nga Kabineti i tij, nuk i ka nënshkruar dekretet sepse në kryerjen e funksionit gjithmonë ka vepruar në pajtim me deklaratën e dhënë solemne se do ta mbrojë Kushtetutën dhe siç thotë do t’i mbrojë interesat e Republikës së Maqedonisë.

Lidhur me Propozim-ligjin për Prokurorinë Speciale dhe deri ku është procesi me formimin e grupeve të punës të dakorduara në takimin Zaev-Mickoski të dielën, zëdhënësi qeveritar tha se koordinimi udhëhiqet në nivel të partive dhe adresoi për më shumë informacione drejt LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 13, 2019 19:36
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.