Qofte me salcë qepësh

Qofte me salcë qepësh

Nëse i besoni më shumë vetes sesa ushqimeve të gatshme kur vjen puna te gatimi, ju sugjerojmë të provoni qoftet e shijëshme me salcë qepësh.

Hapi 1

Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, thërrimet e bukës, kripën, piperin e zi, qepën e prerë imët, hudhrën e bluar dhe salçën. Formoni me duar 8 topa.

Hapi 2

Nxehni vajin në një tigan të sheshtë në nxehtësi mesatare. Skuqni qepën, shtojini vegeta, kaurdiseni dhe kur të ketë marrë pak ngjyrë shtojini miellin.

Hapi 3

Pasi të marrin trajtë homogjene, kalojini sipër topat e mishin që formuat dhe futini në furrë të piqen, të lyer me pak vaj ulliri dhe me 1 filxhan supë viçi, për 20 min në temperaturë 220 gradë Celsius.

Hapi 4

Ju bëftë mirë!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 9, 2019 22:42

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA