QSA sot në Kumanovë dhe rrethinë shpërndau shportat e Fitër Bajramit

QSA sot në Kumanovë dhe rrethinë shpërndau shportat e Fitër Bajramit

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit sot në Kumanovë dhe në fshatrat përreth shpërndau shportat nga projekti ‘Shporta e Fitër Bajramit’.

Aktivistët e QSA-së u shpërndan në ekipe në qytet dhe fshatra të ndryshëm duke përcjell porosinë e Fitër Bajramit.

Në këtë mënyrë mesazhi i solidarizimit dhe humanizmit arriti deri te secila familje shqiptare duke u mundësuar të njëjtëve që të nesërmen të kanë mundësi ta presin sa më mirë.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit qysh prej themelimit të saj në vitin 2007, në mënyrë të vazhdueshme e zbaton projektin e Fitër Bajramit duke u solidarizuar me familjet skamnore.

Me këtë rast, i falënderohet të gjithë donatorëve dhe aktivistëve për ndihmën e tyre.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 14, 2018 20:00

Publicitet


Moti sot
30°
24°
Wed
22°
Thu
23°
Fri
22°
Sat