Qytetarët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë marrë 2.3 miliardë euro kredi nga bankat

Qytetarët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë marrë 2.3 miliardë euro kredi nga bankat

Është koha që shteti të fillojë të mendojë për një ligj mbi falimentimin personal, konsideron një pjesën e ekspertëve ekonomikë, pasi Banka Popullore e Maqedonisë njoftoi se për një vit huamarrja e qytetarëve u rrit me 9.2 për qind dhe mbledhja e borxheve është e vështirë. Ekonomistët apelojnë në kushte të tilla bankat duhet të jenë të kujdesshme në dhënien e huave, sepse kur rritet huamarrja e qytetarëve, kjo do të thotë se ata nuk marrin me të ardhurat e tyre nuk arrijnë pastaj të mbulojën harxhimet mujore për jetesë, përcjell FLAKA.

“Ka situata kur njerëzit nuk mund të paguajnë kredi, sepse ata u duhet paratë, sepse duhet të mbijetojnë dhe shumë pakë mund t’u mbtetn para për të kthyer këstet kreditore. Në Perëndim kjo është një gjë e zakonshme, sepse dështimi i një debitori është një dështim i vogël i kreditorit. Pa falimentimin personal, kreditori nuk mund të paguajë as një shumë të vogël, dhe duke shpallur falimentimin e tij personal në përputhje me ligjin, ai mund të mbledhë një përqindje të caktuar për të parashë”, thotë Pavle Gacov, ekspert ekonomik.

Raporti i fundit i BPRM tregon rritje të vazhdueshme të kredive. Sipas Gacov, ndërsa rriten kreditë e ekonomive familjare, rriten edhe depozitat, gjë që është një tregues se ata që kanë para po kursejnë dhe ata që nuk kanë zhyten në borxhe edhe më të mëdha.

Sipas BPRM-së, në vitin 2017, popullata nga bankat dhe kursimoret mori hua rreth 2.3 miliard euro, kurse në vitin 2016 kjo shumë ishte 2.1 miliardë euro.

Analizuar sipas qëllimit, qytetarët kryesisht kanë marrë kredi konsumatore me vlerë mbi 1.8 miliard euro dhe kredi për banim rreth gjysëm miliardë euro. Interesi për kredi për makina është më i dobëta, ku shuma e përgjithshme vitin e kaluar ishte 10 milionë euro.

Sipas BPRM përmes kradive bankare qytetarët kanë borxh 200 milionë euro, kurse për mbulim të minusit të llogarisë 96 milionë euro.

BPRM pret që këtë vit plasmani i kredive të rritet në 7 për qind. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 20, 2018 20:02

Publicitet


Moti sot
19°
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu
24°
Fri