Qytetarët e Shkupit pinë ujë të pastër dhe të shëndetshëm

Qytetarët e Shkupit pinë ujë të pastër dhe të shëndetshëm

Banorët e Shkupit pinë ujë të pastër dhe të shëndetshëm dhe nuk duhet të brengosen nëse ka mjaftueshëm, me çfarë cilësie dhe në cilën pjesë të ditës. Ujë ka mjaftueshëm. Këtë sot e theksoi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, drejtor i “NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Dushko Veskovski dhe Zoran Bozhinovski drejtor i Qendrës për kontroll sanitar në kuadër të kësaj ndërmarrje publike në shënimin e 22 Marsit – Ditës Botërore të Ujit.

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” e garanton cilësinë e ujit të pijshëm për qytetarët e Qytetit të Shkupit dhe e kemi njërin prej burimeve më të mira në Evropë e ai është Burimi Rahçe 1 dhe Rahçe 2, deklaroi drejtori Veskovski pas vizitës së kaptazheve Rahçe 1 dhe Rahçe 2.

Shilegov theksoi se ujin të cilin e pinë qytetarët e Shkupit është i sigurt dhe është e pamundur të jetë i ndotur. Uji i Shkupit, siç tha, është një prej ujërave më të mirë në Evropë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 22, 2019 13:22
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.