Qytetarët fituan, “Jugohromi” filloi ndërtimin e filtrave

Jugohromi” ka marrë tashmë kredi siç u dakorduan në takimin e fundit me autoritetet qeveritare dhe ka filluar punët për vendosjen e filtrave.
“Sa i përket sistemit të filtrimit, punët kanë filluar së mbari, punohet me tempo të përshpejtuar dhe mendoj se së shpejti do të kryet definitivisht sistemi i filtrimit të mbarojë. Normal ai takimi që patëm me qeverinë, premtimet, jo vetëm ato por është punë e kryer, dhe ato na mundësuan që kjo punë të zhvillohet me një tempo të përshpejtuar. Nëse punët shkojnë ashtu si i kemi paraparë, shumë shpejt pritet të fillojmë me punë”,– deklaroi kryetari i sindikatës së “Jugohromit”, Bajram Amiti.
Vendosja e filtrave të kombinatit “Jugohrom” kap vlerën e mbi 4 milionë eurove. “Jugohromi” ndaloi së punuari 2 vite më parë nga protestat dhe presioni i madh që bënë tetovarët, që kjo fabrikë të ndalojë punën deri në vendosjen e filtrave.
Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Qershor 14, 2018 16:49

Publicitet


Moti sot
30°
24°
Wed
22°
Thu
23°
Fri
22°
Sat