#Investigim | Qytetarët pretendojnë se ndjehen të mashtruar. ETC – Gostivar mohon akuzat | VIDEO

#Investigim | Qytetarët pretendojnë se ndjehen të mashtruar. ETC – Gostivar mohon akuzat | VIDEO

Aksioni i fundit “E premtja e bardhë” e realizuar në qendrën tregtare “ETC” në Gostivar, ka ngjallur debat në rrjetet sociale dhe është shoqëruar me informacione në disa portale në gjuhën shqipe në Maqedoni, shkruan Flaka.

Qytetarë nga Gostivari dhe Tetova kanë publikuar video dhe fotografi me pretendimin që kanë qenë të mashtruar me çmimet e paraqitura si çmime në zbritje, kurse çmimet sipas tyre kanë qenë të rregullta.

Në adresë të redaksisë sonë arritën video dhe fotografi që dëshmonin këto pretendime.

Konkretisht, qytetarët pretendojnë që çmimet ne aksion ne fakt janë çmime te rregullta, edhe pse, prezantohet si çmime në zbritje.

Flaka ka arritur deri tek fotografitë ku produkti, çizme për fëmijë prezantohen me çmim prej 850 denarë dhe me zbritje nga 990 denarë, në fakt çmimi i rregullt ka qenë 850 denarë.

 

Në një fotografi shihet që tek mbulesat për tavolina, çmimi reklamues me zbritje është 299 denarë dhe çmimi i rregullt 367 denarë, por çmimi ndër çmimin promocional rezulton të jetë  299 denarë.

Çizme për femra, çmimi në ulje është 790 denarë, ndërsa çmimi i rregullt është 990 denarë, por çmimi ndër letrën me çmimin promocional është në fakt 790 denarë.

Me këtë, qytetarët pretendojnë që në artikujt që blejnë të cilët janë të reklamuar se janë në zbritje, mbrapa tiketës që ka paraqitur çmimin në lirim ka pasur çmim identik, dhe klientit i është paraqitur si artikull me zbrite nga një çmim i improvizuar.

Por, pohimet e tilla janë mohuar nga drejtuesit e kompanisë, ETC- Gostivar.

“Ne si Kompani Funksionojme me rregulla strikte konform rregullave te cilat i percaktojne Institucionet Shteterore, dhe asnje veprim i yne ne çdo Aktivitet ose Organizim nuk mund te behet jashta rregullave te cilat percaktohen nga ligji”, thonë për Flaka, nga Elkos Group, ETC Gostivar.

Nga atje me sqarim:

Ju informoj juve dhe gjithe Konsumatoret qe e gjithe ecuria e Çmimeve qe behet per nje Artikull (Produkt) ruhet ne sistem dhe mund te verifikohet edhe nga Konsumatoret , edhe nga ju si mjete informimi, per shkak se ne jemi te detyruar me ligj qe keto te dhena te ruhen ne sistem per vite me rradhe , dhe ne qdo kohe mund te Kontrollohen nga inspektoriatet perkatese, ashtu edhe siq ndodh qe kemi kontrolla te kohe pas kohshme.

“Çdo shitje tek ne behet permes arkave fiskale dhe çdo shenim shkon drejtperdrejt edhe ne institucionet perkatese shteterore”, sqarojnë nga kompania, duke dhënë detaje edhe rreth cmimeve.

“Çmimi i Madh perdoret Eksluzivisht per t’ia terhjekur vemendjen dhe per te informuar Konsumatorin qe artikulli ne fjale eshte ne Zbritje. Kurse Çmimi i Vogel sherben per Punetorin e Sektorit perkates , per shkak se permban me shume te dhena, te cilat i nevojiten punetorit per organizimin e punes se tij, te klasifikoj dhe te paloj mallin, si Barkodin, Kategorine e Produktit, te Dhenat e Kompletuara, Emri i Artikullit, Ngjyra, Numri , Firma, dhe Data.(jane te nenvizuara ne foto).

Te dhena te cilat nuk i duhen Konsumatorit dhe ne rast se do te vendoseshin ne Çmimin e Madh vetem se do te shkaktonin habi dhe pakjartesi per Konsumatorin.

Te dhena te cilat nuk i duhen Konsumatorit dhe ne rast se do te vendoseshin ne Çmimin e Madh vetem se do te shkaktonin habi dhe pakjartesi per Konsumatorin.

Pra çmimi i vogekl ne raft çdo her do te jet sa eshte edhe vlera e fundit shitese per ate artikull dhe pothuajse ne asnje rast nuk mund te jet Gabim Teknik, per shkak se mundesia e Gabimit te programit eshte Zero(0).

Çdo her ka qene dhe ashtu edhe do te jete edhe per shkak te institucioneve shteterore dhe inspktoriatit qe çmimi i cili eshte implementuar i fundit ne sistem te ndodhet ne raft.

Ne nuk mund te punojme ne baze te injorances se disa manipulatoreve por ne baze te rregullave te cilat i percakton ligji.

Ftojme te Gjithe Konsumatoret dhe kerkojme nga Portalet dhe Mjetet tjera te Informimit qe per çdo pakjartesi te ju drejtohen zyrave tona per informim te mirefillt dhe te drejt, thuhet në sqarimin e dërguar në adresë të Flakës e që publikohet pa asnjë ndërhyrje.

Çka thotë ligji për mbrotjen e konsumatërve në Republikën e Maqedonisë

Lexo ligjin në formatin PDF

Ligji për mbrotjen e konsumatërve në Republikën e Maqedonisë është decid dhe përcakton qartë  kushtet për tregtarët që  ofrojnë aksione zbritjeje të  çmimeve ndaj klientëve të tyre, njofton Flaka duke u thirrur në përmbajtjen e këtij ligji pozitiv që vlen në territorin e Republikës së Maqedonisë, por që jo çdo kush e zbaton në praktikë. 

Neni 12 i ligjit saktëson që shenjëzimit që tregojnë zbirjtjet, respektivisht ulje të çmimeve, pavarësisht nga ajo se ulja është e shprehur në vlerë apo përqindje, duhet të jenë reale dhe të vërteta, dhe patjetër se duhet të jenë në një nga format e parapara me ligj.

Që çdo gjë të jetë sipas ligjit në fuqi, duhet që me nënvizimin e cmimit të ri përskaj cmimit të dukshëm paraprak, ose mbishkrimet “Cmimi i ri” dhe “Cmimi i vjetër”.

Mund të bëhet edhe përcaktimi i zbritjes në përqindje dhe theksimi i cmimit të ri përskaj cmimit të vjeter.

“Përcaktimi i përqindjes së uljes së cmimit për cdo produkt të ndarë ose shërbime, ose për cdo kategori të produkteve ose shërbimeve. Si cmim paraprak nga paragrafi 1 i këtij neni, llogaritet cmimi që tregtari e ka ndryshuar 30 dite para reklamimit për zbritje të prodhimeve. Përqindja e uljes së cmimit që është publikuar në hapësirë , patjetër të vlen për të paktën një të pestën e gjithë prodhimeve që janë në zbritje”, parashikohet në ligj.

Ligji parashikon edhe ndarjen fizike të prodhimeve që janë në zbritje.

“Tregtari obligohet që patjetër të bëjë ndarje fizike të prodhimeve që janë në zbritje nga prodhimet që nuk janë në zbritje, dhe qartë e në hapësirë të dukshme të vendos mbishkrim se bëhet fjalë për zbritje. Në qoftë se tregëtari vendos në zbritje prodhime me gabim, patjetër të vendos mbishkrim me të cilin njoftohet klienti se cka përmban gabimi i prodhimit”, përcaktohet në neni 13 të ligjit për mbrotjen e konsumatërve në Republikën e Maqedonisë.

Ligji për mbrotjen e konsumatërve në Republikën e Maqedonisë 

Dispozitat për produktet në zbritje 

Shenjëzimi i zbritjes 

Neni 12

Shenjëzimit që tregojnë zbirjtjet, respektivisht ulje të cmimeve, pavarësisht nga ajo se ulja është e shprehur në vlerë apo përqindje, duhet të jenë reale dhe të vërteta, dhe patjetër se duhet të jenë në një nga format vijuese:

me nënvizimin e cmimit të ri përskaj cmimit të dukshëm paraprak, ose

mbishkrimet “Cmimi i ri” dhe “Cmimi i vjetër”, ose

përcaktimi i zbritjes në përqindje dhe theksimi i cmimit të ri përskaj cmimit të vjeter, ose

përcaktimi i përqindjes së uljes së cmimit për cdo produkt të ndarë ose shërbime, ose për cdo kategori të produkteve ose shërbimeve.

Si cmim paraprak nga paragrafi 1 i këtij neni, llogaritet cmimi që tregtari e ka ndryshuar 30 dite para reklamimit për zbritje të prodhimeve.

Përqindja e uljes së cmimit që është publikuar në hapësirë , patjetër të vlen për të paktën një të pestën e gjithë prodhimeve që janë në zbritje.

Ndarja fizike e prodhimeve që janë në zbritje 

Neni 13

Tregtari obligohet që patjetër të bëjë ndarje fizike të prodhimeve që janë në zbritje nga prodhimet që nuk janë në zbritje, dhe qartë e në hapësirë të dukshme të vendos mbishkrim se bëhet fjalë për zbritje.

Në qoftë se tregëtari vendos në zbritje prodhime me gabim, patjetër të vendos mbishkrim me të cilin njoftohet klienti se cka përmban gabimi i prodhimit.

 LEXO:

#Investigim | Ofertat për zbritje të çmimeve, shpeshherë janë vetëm një mashtrim

#Investigim | Ofertat për zbritje të çmimeve, askush nuk e respekton Ligjin për mbrotjen e konsumatërve

 

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 5, 2018 17:30
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
16°
19°
Thu
19°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE