Qyteti i Shkupit ndan 3 milion denarë për të pësuarit në Shqipëri

Qyteti i Shkupit ndan 3 milion denarë për të pësuarit në Shqipëri

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotshme të rregullt njëzëri mori vendim për ndarjen e ndihmës financiare me ndihmë prej tre milionë denarë për viktimat nga tërmeti në Shqipëri.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se zjarrfikësit dhe ekipet me drone termike ende janë në Durrës, ku po ndihmojnë në gjetjen e civilëve dhe pastrimit të dëmeve nda tërmeti.

“Në korniza të mundësive tona teknike që prej ditës së djeshme, Qyteti i Shkupit ka dërguar dy ekipe të cilat janë në Durrës. Njëri ekip është përbërë nga katër zjarrfikës, derisa ekipi i dytë është përbërë nga persona teknik të cilët menaxhojnë me dronë termik. Ky vendim është në vlerë të cilën tradicionalisht e ndan Qyteti i Shkupit në kësi lloj rastesh dhe kjo vlerë është tre milioë denarë”, deklaroi Shilegovi në seancë.

Përveç kësaj pike, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme do të diskutojë për një numër të madh të raporteve, vendimesh dhe informacione, përfshirë edhe Raportin e Zbatimit të Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2019-të, për periudhën nga 1 janari deri më 30 shtator të vitit 2019-të, Vendimi për Qasje në Zhvillim të Planit të Përgjithshëm Urban të qytetit të Shkupit, Programi për projektimin, ndërtimin e parkut argëtues, furnizim me pajisje-rekuizita dhe montimin e tyre, Vendimin për projektimin, ndërtimin e parkut argëtues, furnizimin e pajisjeve-rekuizita dhe montimin e tyre. Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për ndërtimin e parkut argëtues (Luna Park), furnizimi i rekuizitave dhe montimi i tyre.

Në rend të ditës ndër pikat e tjera janë Informacioni për cilësinë e ajrit për zonën e qytetit të Shkupit për vitin 2018-të. Informacion mbi cilësinë e ujit në zonën e qytetit të Shkupit për vitin 2018-të, Informacion mbi ndikimin e ndotjes së ajrit në shëndetin e njeriut, me fokus të veçantë mbi fëmijët.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 27, 2019 20:25

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.