Rama: Cakaj, 1000 herë më i ditur se Meta

Rama: Cakaj, 1000 herë më i ditur se Meta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish pas një statusi të presidentit Ilir Meta në `Twitter`, lidhur me debatin për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

“Që presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i KosovësPupupu”, shkroi Rama në rrjetin social./TCh/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 20:09
Loading...

PUBLICITET