Rama i kërkon ndjesë Kosovës për mosdekretimin e Cakajt

Rama i kërkon ndjesë Kosovës për mosdekretimin e Cakajt

Mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit për Evropë dhe Punë të jashtme nga ana e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur të turpshëm. Madje Rama i ka kërkuar falje Kosovës.

Rama ka reaguar pas refuzimit të emrit të Cakajt nga ana e presidentit Ilir Meta për postin e Ministrit të Jashtëm.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm”, ka shkruar Rama. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 20:12
Loading...

PUBLICITET