Ramadani: Strategjia për Ballkanin demantoi euroskeptikët, Arsovski: Strategji direkte për perspektivë të qartë

Ramadani: Strategjia për Ballkanin demantoi euroskeptikët, Arsovski: Strategji direkte për perspektivë të qartë

Strategjia e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor mbyll të gjitha dilemat nëse BE është e interesuar që rajonin ta integrojë në familjen e saj apo jo, sqaron analisti politik, Ismet Ramadani.

Sipas tij, asnjëra nga shtetet e rajonit nuk do të ketë guxim që ta prishë këtë plan aksional që e ka BE-ja, sepse atëherë do të kualifikoheshin si shtete problematike dhe që nuk do t’i takojnë familjes europiane.

“Definitivisht BE-ja i mohon dhe i demanton të gjithë ata që ishin euroskeptikë se është apo nuk është BE-ja e sinqertë deri në fund që Ballkani Perëndimor ta marrë në familjen evropiane, që është shumë me rëndësi. Tjetër BE në mënyrë aktive involvohet për Ballkanin Perëndimorë duke i shfrytëzuar të gjitha mekanizmat, format, qofshin ato politike, juridike, financiare, që në një mënyrë të implantohet BE-ja në Ballkanin Perëndimor”,- deklaroi analisti i politikës, Ismet Ramadani.

Nga ana tjetër, analisti, Petar Arsovski, vlerëson se kjo strategji veçon nga dokumentet e tjera të BE-së ku parashikohen afate dhe detyra konkrete.

“Kjo strategji, për dallim nga të tjerat, është më e hapur dhe më direkte, ajo hap një perspektive të qartë. Shihet se projekti trajtohet si politikë reale dhe jo vetëm si dëshirë vlerash apo përkushtim i përgjithshëm, jepen disa afate konkrete, 2019 për fillim të negociatave, kurse viti 2025 si mundësi për pranim të anëtareve të reja, por gjithsesi nuk kursen kritikat në fushat ku vendet nuk janë të gatshme”,- tha analisti i politikës, Petar Arsovski.

Maqedonia, krahas problemit me emrin, duhet të zbatojë edhe detyrat konkrete për të qenë pjesë e familjes evropiane dhe nëse u përmbahen standardeve të BE-së edhe rrugëtimin do ta kenë më të shkurtë, nënvizojnë analistët. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2018 19:17

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...