Raporti i INSTAT: Gratë në Shqipëri janë më të arsimuara sesa burrat

Raporti i INSTAT: Gratë në Shqipëri janë më të arsimuara sesa burrat

Gratë janë më të arsimuara sesa burrat, pasi zënë përqindjen më të lartë të atyre që kanë arsim të lartë. Këto të dhëna  u bënë publike gjatë prezantimit te “Burrat dhe Gratë në Shqipëri”, një studim i fundit i Institutit të Statistikave(INSTAT), përmes i cili hedh dritë mbi realitetin shqiptar lidhur me popullsinë, shëndetin, arsimimin dhe vendimmarrjen, duke sjellë ne fokus barazinë gjinore.

Në konferencën me të njëjtin titull ishin të pranishëm Zv. Kryeministrja, Senida Mesi, Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri si dhe Heinz Habertheuer, përfaqësues i Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri.

Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Delina Ibrahimaj, vuri theksin mbi rëndësinë që ky publikim ka për institucionet shtetërore, biznesin dhe popullsinë. Publikimi përmban dëshmi të rëndësishme për politikëbërësit dhe vendimmarrësit që punojnë në çështjet gjinore dhe përfshin një gamë gjithnjë e në rritje të statistikave gjinore në Shqipëri.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 7, 2018 22:45

Publicitet


Moti sot
30°
24°
Wed
22°
Thu
23°
Fri
22°
Sat