Rasti “300”, Popovski duhet të kthejë 500 mijë euro

Rasti “300”, Popovski duhet të kthejë 500 mijë euro

Afër gjysmë milionë euro kërkon Prokuroria Speciale që t’i kthej ish ndihmës- ministri i furnizimeve publike në MPB, Gjoko Popovski në rastin e furnizimit të treqind automobilave të ri për shërbimet e policisë.

PSP kërkoi ai të gjykohet për abuzim me detyrën zyrtare derisa ka qenë në funksion të lartë në polici dhe ka qenë përgjegjës për furnizimin e makinave të reja. Popovskit i kërcënohet dënim i mundshëm me burg prej minimum katër deri 15 vite. Avokatët e tij kërkuan që ai të lirohet nga akuza. Në fjalët përmbyllëse, i akuzuari Popovski tha se është ballafaquar me presione të fuqishme dhe kërcënime derisa ka zgjatur procedura gjyqësore. Megjithatë, vendosi të mos emërojë askënd, por shtoi se rasti seriozisht ka ndikuar në shëndetin e tij.

“Makinat që janë lëndë e veprës penale edhe më tej i shfrytëzon policia. Kur formohej Prokuroria Speciale unë dhe Katica Janeva firmosëm marrëveshje që t’u japim një makinë Skoda Super B, që gjithashtu ishte lëndë e veprës penale për të cilën më ndjek PSP. Periudhën e kaluar kam pasur shumë kërcënime dhe shantazhe, presione me të cilat shumë vështirë jam ballafaquar”, deklaroi Gjoko Popovski, i akuzuar në “Treqind”.

Gjykata Penale aktvendimin do ta njoftojë më 22 maj gjegjësisht të martën e ardhshme. Ndryshe, Popovski akuzohet se gjatë furnizimit të 300 automobilave të ri, kryesisht Skoda Yeti, ka dëmtuar buxhetin për rreth gjysmë milionë euro. Rrethanë lehtësuese që gjykata do ta merr parasysh gjatë marrjes së vendimit është shëndeti i rënduar i të akuzuarit, me ç’rastë Popovski sot në gjykatë dorëzoi dokumentacionin mjekësor. Ish ndihmës- ministri akuzohet edhe në rastin “Tanku” për furnizimin e Mercedesi të blinduar luksoz prej 600.000 euro./Alsat-M

 

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 16, 2018 17:44

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
23°
16°
Thu
19°
Fri
20°
Sat
21°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE