Rasti “Monstra”, VMRO kundërshton rigjykimin, akuzon gjykatën

Rasti “Monstra”, VMRO kundërshton rigjykimin, akuzon gjykatën

Dje në Gjykatën Penale në Shkup pas pothuajse gjashtë viteve nga arrestimet për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcës filloi procesi i rigjykimit për rastin “Monstra”.

Përderisa të akuzuarit për këtë rast për herë të dytë po përballën me drejtësinë në të njëjtën gjykatë dhe me aktakuzë të njëjtë, VMRO-DPMNE kritikon ashpër fillimin e rigjykimit dhe lënien që të akuzuarit të mbrohen në liri. Partia opozitare maqedonase madje akuzon partnerët e koalicionit, LSDM-në dhe BDI-në, për marrëveshje politike, sipas tyre, për lirimin e të akuzuarve nga paraburgimi, marrëveshje kjo e cila buron nga Platforma e Tiranës.

“Organet e ndjekjes nuk shohin arsye për shqiptimin e masës së paraburgimit edhe përkundër faktit që dy të akuzuarit e parë, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, akoma janë në arrati. Të akuzuarit për vrasjen makabre në liqenin e Smillkovcës e kanë besimin e tërësishëm të gjykatës se nuk do të arratisen, nuk do të përsërisin veprën dhe nuk do të ndikojnë në çfarëdolloj mënyre. Qasja e dyfishtë e gjykatave në Maqedoni është e qarta. Kjo nuk është drejtësi por padrejtësi”,- tha Aleksandar Nacev nga VMRO-DPMNE.

Avokatët mbrojtës disa herë më parë por edhe gjatë ditës së djeshme kërkuan që ky rast të hetohet dhe përfaqësohet nga Prokuroria Publike Speciale. Edhe pse më herët gjatë shqyrtimit të lëndës në Gjykatën Supreme prokurorja nga Prokuroria Republikane, Liljana Spasovska, kishte kërkuar që rasti të rishqyrtohet për shkak se janë paraqitur rrethana të reja duke aluduar në bisedat e dala nga përgjimet, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Deri më tani lëndën akoma e përfaqëson Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion po me të njëjtën aktakuzë sikurse edhe para gjashtë viteve. Nuk ka informacion nëse edhe pas shumë kërkesave në opinion dhe dëshmive nga përgjimet se këtë lëndë do ta marrë PPS, nga ku më herët kishin deklaruar se lënda ndodhet në fazë parahetimore. Mundësia që Prokuroria Speciale Publike ta marrë në duar rastin “Monstra” erdhi pasi që në opinion disa herë është përfolur se materialet e përgjuara do ta zbardhnin të vërtetën e këtij rasti. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 13, 2018 19:11
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
6°
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat
11°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...