Rasti “Titanik”, shpalosen 150 dëshmi matriale

Rasti “Titanik”, shpalosen 150 dëshmi matriale

Me nxjerrjen e rreth 150 dëshmive materiale të propozuara nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, në Gjykatën Penale Shkup u zhvillua seanca gjyqësore për lëndën”Titanik” për parregullsitë zgjedhor “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, në të cilën morën pjesë të gjithë të akuzuarit me përjashtim të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati. Seanca u mbajtë me dyer të mbylluara.

Lëndën e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Lile Stefanovska, ndodhet në procedurë dëshmuese.

Deri më tani janë nxjerrë rreth 4.700 nga mbi 5.900 prova të propozuara materiale nga PSP-ja. Në këtë seancë u paralajmëru që seanca e arrdhshme të mbahet ditën e premte.

Përveç ish kryeministrit Gruevski në “Titanik” janë të akuzuar edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 14, 2019 20:04

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.