Rasti “Zhvatja”, VMRO-DPMNE: LSDM po përpiqet ta heshtë rastin

Rasti “Zhvatja”, VMRO-DPMNE: LSDM po përpiqet ta heshtë rastin

VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në dhe udhëheqësit e saj se po përpiqen që ta heshtin rastin ‘Zhvatja’. Sipas tyre LSDM po orëvatet ta shlyjë krimin dhe ku sipas saj edhe vetë janë të përfshirë.

“Pse fillimisht dha dorëheqje Katica Janeva që më pas për dy ditë të hap pushim mjeksorë, kush është mjeku dhe pse i ka hapur pushimin mjeksorë pikërisht Katica Janevës për të cilën siç e dijmë dy ditë më herët deponoi dorëheqje. Pse nuk pastrohen dilemat se ku po fshihet Katica Janeva dhe nëse ajo është në apo jashtë Republikës së Maqedonisë? Pse Katica Janeva dhe djali i saj Lazar Janev ende nuk janë thirrur në pyetje në Prokurorinë publike” – tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

LIGJI PËR PROKURORINË PUBLIKE, VMRO: RUSKOSKA NUK ËSHTË ZGJIDHJE PËR PSP-NË

VMRO-DPMNE ndërkohë nuk e pranon edhe propozim ligjin e Kryeministrit Zaev, që Vilma Ruskoska të udhëheqë me prokurorinë e re për ndjekje të krimit ët organizuar dhe korupsion të lartë.

Për propozim ligjin që mbrëmë e prezantoi vetë kryeministri nga opozita kanë deklaruar se ende nuk kanë kryer analizë të detajuar dhe derisa sa të analizojnë gjithçka partia do të vazhdojë të punojë në zhvillim të zgjidhjes së re për Ligjin për prokurorinë publike. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 20:06

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.