Ratifikimi i protokollit për në NATO, Shekerinska: Procesi po shkon me ritëm të shpejtë

Ratifikimi i protokollit për në NATO, Shekerinska: Procesi po shkon me ritëm të shpejtë

Procesi i ratifikimit e për anëtarsim në NATO nga ana e shteteve anëtare të Aleancës po vijon sipas një rritimi jashtëzakonisht të shpejt, thotë Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekrinska.

Sipas saj vetë fakti që për më pak se katër muaj, gjysma e shteteve anëtare e kanë ratifikuar Protokollin e anëtarësimit të vendit në NATO, paraqet një sinjal të fuqishëm të cilin duhet da vlerësojmë.

“Për here të parë po ndodh që për një periudhë prej katër muajsh, pothuajse më shumë se gjysa e vendeve anëtare kanë ratifikuar prokollin qasës për anëtarsim në NATO. Ky muaj ishte mjaft pozitiv në pjesën e ratifikimeve. Nëse krahsohemi me Malin e zi atëherë do të shohim se në rastin tonë kanë reaguar më shpejt edhe insitucionet të cilat zakonisht vendosin më gjatë. Fokusi ynë tani është në kontaktin me ato shtete anëtare që ende nuk kanë filluar procesin e ratifikimit, por duhet ta them se gjithkund po marrim mesazhe positive” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

SHEKERINSKA NUK PRET PENGESA NGA TURQIA

E pyetur nëse Turqia do të vonoj ratifikimin e protokollit, Shekerinska u shpreh se nuk pret të hasë në pengesë të tillë dhe se e njejta do të ndodh pasi të nis me punë paralmenti turk.

“Ju e dini që në Turqi tani do të ketë përsëritje të zgjedhjeve lokale në disa komuna. Na thanë që sapo parlamenti i tyre të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të zakonshme, do të ketë më shumë afate që të mund të planifikojnë. Presim që nesër Republika Çeke të përfundojë ratifikimin, ka edhe disa paralajmërime pa ndonjë datë të caktuar” – deklaroi Shekerinska.

Rarifikimin e protokollit për anëtarsimin e Maqedonisë së Veriut në NATO e kanë bërë gjithsej 16 vende anëtare nga gjithsej 29 sa numron Aleanca Veri-Atlantike. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 19:15
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.