Reali triumfon në derbin madrilen, “blindon” pozitën e dytë

Reali triumfon në derbin madrilen, “blindon” pozitën e dytë

Real Madridi ka treguar forcën e tyre, duke mposhtur Atletico Madridin, me rezultat 3-1, të shtunën në derbin madrilen.

“Los Blancos” janë treguar skuadër më mirë se të përzgjedhurit e Diego Simeones, duke marrë tri pikë të mëdha në garën për majat e tabelës, transmeton RTKlive.

Casemiro (16’), Ramos (43’) nga penalltia, dhe Bale (74’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Solarit, kurse, për nikoqirët golin e vetëm e realizoi Griezmann (25’).

Pas kësaj fitore, Real Madrid ngjitët në pozitën e dytë me 45 pikë, kurse, një pikë më pak ka Atletico që bie në pozitën e tretë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 9, 2019 19:53
Loading...