Reçel pa sheqer dhe pa zierje

Reçel pa sheqer dhe pa zierje

Në internet ekziston një grumbull këshillash të dobishme. Mirëpo vetëm një do t’ju ngazëllejë, sepse është sezoni i pemëve të ndryshme nga të cilat mund të përgatisni reçele dhe marmelata pemësh.

Nevojiten:

– 1 filxhan pemë të freskëta, zakonisht boronica, mjedra, manaferra, dredhëza mali, madje edhe pjeshka, kumbulla apo kajsi

– rreth 4 lugë fara chia. Sa më shumë që të shtoni, reçeli do të jetë më i dendur. Filloni me katër, dhe kur të përfundoni vendosni në frigorifer rreth gjysmë ore. Nëse do të dëshironi reçel më të hollë, shtoni edhe më shumë pemë, nëse dëshironi të dendur shtoni fara chia.

– 1 lugë shurup panje të bardhë,

– 2 lugë të vogla lëng limoni, pak kripë.

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit, vendosni në frigorifer së paku gjysmë ore apo derisa të bëhen të fortë dhe reçeli juaj do të jetë i gatshëm.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 22:24

Publicitet


Moti sot
20°
21°
Thu
21°
Fri
24°
Sat
26°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE