Receta për sallatën më të mirë me kastravec

Receta për sallatën më të mirë me kastravec

Përbërësit:

2 mollë;
– 1 rrepëlakër e vogël;
– 1 kastravec;
– 4 grushte rukolë;
– 3 lugë përzierje drithërash,
– bizele sipas shijes.

Përbërësit për shtojcë:

– 180 g jogurt grek apo jogurt të dendur;
– 1 thelb i vogël hudhre;
– 1 limon;
– kripë;
– piper;
– 1 lugë mjaltë;
– vaj ulliri.

Përgatitja:

Priteni në copa të mëdha kastravecin, mollët dhe rrepëlakrën bashkë me bizele nëse doni. Përzieni me pak lëng limoni dhe vaj ulliri.

Bëni salcën nga të gjithë përbërësit e përmendur, qitni sipër kastravecëve, mollëve dhe rrepëlakrës dhe qitni mëlmesa me pak vaj ulliri.

Rukolën lajeni dhe vendoseni në tepsi. Mbi rukolë qitni kastravecin, mollët dhe rrepëlakrën me dresingun.

Në majë qitni përzierjen e drithërave.

Nëse nuk keni mollë, zëvendësoni me copa pjepri. Pjepri është më pak kërcëllues, mirëpo do të përshtatet shkëlqyeshëm në kombinimin e shijes.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 5, 2019 22:41

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...