Referendumi, Bakiu: Qytetarët vendosin vetë për ardhmërinë

Referendumi, Bakiu: Qytetarët vendosin vetë për ardhmërinë

Pas referendumit të viteve të 90-ta i cili atë botë u mbajt per pavarësimin e Maqedonisë, vendi intenzivisht është duke u përgatitur për një referendum të radhës, i cili parasheh anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, me ndryshimin e emrit kushtetues.

Edhe pse referendum është përcaktuar me karakter konsultativ, autoritetet thonë se pohuar se do të jetë vendimtar për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sipas ligjit, referendumi, llogaritet i suksesshëm nëse pjesëmarrja e qytetarëve arrin 50% plus një votues, nga numri i përgjithshëm i trupit votues ku pjesa dërrmuese prej tyre do të jenë PRO. Profesori universitar Qashif Bakiu konsideron se vendimi legjitim i dalë nga referendum është nëse shumica e popullsisë e cila është active në proceset zgjedhore të shprehet pro referendumit.

“Po hasë në vështërësi dhe ngre pik pyetje nëse do të kaloj 50 për qindëshin apo nuk do të kaloj dalja, sepse ne nisemi nga fakti I zgjedhjeve duke analizuar pikërishtë atë popullatë active e cila në zgjedhjet paraprake të lëviz nga njësit zgjedhore apo tërrësitë të trupit votues nga 38 deri më 51 për qind, dhe për atë mendohet se do të haste në vështirësi”, u shpreh analisti Qashif Bakiu.

Bakiu pranon faktin se shoqëria në Maqedoni ka mungesë të përvojave për mbajtje të referendumit.

“Zakonishtë tek popujt tek të cilët kanë kulturë referendumi, rezultati pozitiv, apo legjitimiteti i vendimit nga shprehja e qytetarëve vjen në bazë të popullsisë politikisht aktive, do të jetë problematike. Megjithatë unë mendoj se një vendim legjitim i dalë nga referendum do të jetë nëse shumica e popullsisë që është active në çdo zgjedhje do të shprehet pro referendumit”, theksoi Bakiu.

Sipas analistëve, referendumi vlerësohet të jetë më sfidues për qytetarët maqedonas tek të cilët edhe përkundër përkrahjes që kanë për integrimin e vendit ,në spektrin politik maqedonas situata vazhdon të mbetet e polarizuar rreth qëndrimit PËR apo KUNDËR ndryshimit kushtetues të emrit.Ndërsa tek shqiptarët është një pasqyrë e pastërt, sepse shqiptarët janë pro integrimeve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 16, 2018 14:22

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER