Referendumi, Basha nis vizitën në Maqedoni

Referendumi, Basha nis vizitën në Maqedoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur ditën e sotme një vizitë në Maqedoni. Gjatë kësaj vizite kryedemokrati Basha do të ketë takime me liderët e të gjithë spektrit politik shqiptar në Maqedoni. Temë kryesore e këtyre takimeve pritet të jetë referendumi për çështjen e emrit dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

Zhvillimet në rajon dhe çështje të interesit kombëtar pritet të jenë gjithashtu në fokus të bisedimeve dhe bashkërendimit të qëndrimeve mes liderit të opozitës dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Maqedonia zhvillon në 30 shtator një referendum popullor për t’u shprehur mbi ratifikimin e marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë që do t’i hapte rrugë emrit Maqedonia e Veriut dhe anëtarësimit të saj në NATO.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 15, 2018 11:48

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER